PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social, Psikolog Klinik



FBSH-DN
16.04.2009, 16:42
Tiranë, ofroj vend pune Punonjës Social, Psikolog Klinik



Njoftim për punësim



FBSH-DN, “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë - Të Drejtat e Njeriut”, është një organizatë lokale jofitimprurëse që punon me fëmijë dhe familje me vështirësi social-ekonomike dhe operon kryesisht në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Qëllimi i Organizatës: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve, braktisjes shkollore dhe fenomenit të fëmijëve të rrugës.

FSBH-DN kërkon të punësojë një Punonjës Social dhe një Psikolog Klinik, që duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:


Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në degët: Punë Sociale/Psikologji Klinike
Të ketë eksperiencë pune, preferohet më shumë se 2 vjet.
Të ketë përvojë pune në organizata që punojnë me fëmijë dhe grupe në vështirësi.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, të jetë energjik, krijues, me iniciativë dhe të punojë në grup.
Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit.
Aftësi të mira kompjuterike
Të njohë një gjuhë të huaj (Anglisht/Italisht)

Aplikuesit për pozicionin e Punonjës Social, Psikologut Klinik duhet të paraqesin brenda datës 22.04.2009 një kopje të CV-së dhe një Letër Motivimi ku shpjegojnë arsyen pse janë të përshtatshëm për këtë vend pune, në adresën e email-it: [/EMAIL][EMAIL="fbsh_dn@yahoo.com"]fbsh_dn@yahoo.com (fbsh_dn@yahoo.com)
ose në adresën e organizatës:
Rr. “Niko Avrami”, nr 28,
përballë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”,
Kinostudio, Tiranë.

Aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen pas datës 22.04.2009

Tel: 042378192