PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketingu per "Panorama Group" ne Tirane



HYSENBELLIU GROUP HR
13.02.2017, 09:34
VEND I LIRË PUNE PËR DREJTOR MARKETINGU



PANORAMA GROUP sh.a kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial e integritet të lartë.





DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE E DREJTORIT TË MARKETINGUT:

· Të ketë aftësi shume te mira në formulimin dhe hartimin e një plani strategjik dhe analitik sa më efektiv për kompaninë;
· Nëpërmjet marketingut operativ të vërë në punë të gjitha strategjitë dhe taktikat për zhvillimin dhe shitjen e produkteve në treg;
· Të ketë njohje shumë të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit;
· Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi të blerjes dhe shitjes së hapësirave publicitare;
· Te ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër;
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
· Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;



HYSENBELLIU GROUP mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë pagese të kënaqshme.




Kandidatët e interesuar të dërgojnë një letër motivimi dhe CV-në e tyre në: hr@ihb-group.com.al
Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.