PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes ne departamentin e shitjeve



Usluga Group
07.02.2017, 13:23
USLUGA kerkon te punesoje punonjes ne DEPARTAMENTIN E SHITJEVE

Me mbi 25 vjet eksperiencë në industrine e xhamit, Usluga ka vendosur reputacionin e saj duke shpërndarë produktet më të fundit me cilësinë më të lartë. Inxhinierët tanë ecin në krah të teknologjisë duke siguruar që tek klienti të vijë produkti dhe dizajni më i fundit në treg. Me nje staf te perbere nga me shume se 100 profesioniste te profileve te ndryshme, kompania eshte e interesuar te punesoje nje Specialist Shitjesh, qe te plotesoje kriteret e meposhtme.

Detyrat

- Përgjegjës për pritjen e klientit, shërbimin ndaj klientëve, per ofertat promocionale të shitjeve
- Te punoje me skuadrën e departamentit te shitjeve për të përmbushur detyrat në punë dhe për të arritur rezultate të larta në shitje.
- Te asistoje në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe te monitoroje propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit të klientëve;
- Te ndjeke procedurat në lidhje me implementimin e produkteve dhe proceset e shitjeve;
- Te kontrolloje që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun e produkteve dhe aktivitetet e tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
- Te monitoroje ndjekien e procedurave në lidhje me stokun e produkteve;
- Te monitoroje dhe analizoje shitjet ditore të departamentit;
- Te monitoroje sasinë e produkteve të dëmtuara;
- Te përgatise raportet dhe te jape informacion të nevojshëm tek Menaxheri I Departamentit.

Kualifikimet / Kërkesat


-Shkollimi: Shkolle e mesme profesionale per Ekonomi ose Administrim Biznesi
-Eksperienca e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në dyqan shitje;
-Të zotërojë aftësi kompjuterike;
-Te zoteroje programin financiar ALPHA WEB;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
-Kualifikime të tjera në lidhje me menaxhimin dhe shitjet do të përbënin avantazh;
-Aftësi personale dhe organizative;
-Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
-Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
-Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
-Njohuri të tregut të shitjeve.

Shënime

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne: export@usluga-al.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për proçedura të mëtejshme.

Cel. : 0692923559