PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Arkitekt/Inxhinier



Usluga Group
07.02.2017, 13:20
USLUGA kërkon të punësojë Arkitekt.
Me eksperiencë 25 vjeçare në industrine e xhamit, kompania Usluga ka krijuar reputacionin e saj duke ofruar produkte inovatore me cilësinë më të lartë. Punonjësit tanë janë të përkushtuar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer tek klientët. Me një staf prej më shumë se 100 profesionistë të profileve të ndryshme, kompania është e interesuar të punësojë një ARKITEKT, që të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Detyrat
Funksionet kryesore përfshijnë:



•Përgatitja e preventivave sipas kërkesave te projektit te klientit.
•Realizimi i projektit të objektit; ofrimi i alternativave; projektim ne 2CAD/3CAD
•Propozon produkte te reja inventive.
•Ndjekja e porosive te klientëve (ne repartet e prodhimit xham + alumin dhe ne punimet ne objekt)
•Merr pjese ne negociatat me klientë, ku ekspertiza e tij/saj është e nevojshme.
•Bashkëpunon me menaxherët e shitjes për ekspozimin e produkteve te reja ne showroom.
•Mirëpret klientët dhe diskuton me ta rreth kërkesave te tyre.
•Interpreton nevojat e klientit dhe zhvillon koncepte për t’ju përshtatur nevojave te Klientit.
•Nxjerr çmimet e projektit sipas varianteve te ndryshme.
•Rakordim i volumeve dhe nxjerrja e situacioneve përfundimtare.
•Vlerëson kohen e duhur për kryerjen e punës dhe paraqet preventivat për klientët.
•Kryerja e matjeve ne objekt për punime specifike si fasada, streha etj.
•Ofron ide dhe projekte për ekspozime te ndryshme te produkteve dhe përgatitjen e broshurave.
•Punon si pjese e grupit me fotografe, dizenjues te tjerë dhe specialist te marketingut për projekte te ndryshme promocioni qe mund te ndërmerren.



Kualifikimet / Kërkesat



•Diplome ne Arkitekture/Inxhinieri ndërtimi ose mekanike.
•Eksperiencë pune: Minimalisht 1 vit eksperience pune.
Aftësitë:

•Aftësi shume te mira shitëse/negociuese.
•Aftësi shume te mira te programeve te përpunimit grafik.
•Aftësi te shkëlqyera komunikuese.
•Aftësi shume te mira nderpersonale.
•Preferohet të ketë eksperiencë me produktet e xhamit.
Aftësi te tjera:

•Njohuri te mira te gjuhës angleze.
•Njohuri shumë të mira kompjuterike.



Shënime



Për ata që i plotësojnë këto kritere të dërgojnë CV-në e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikojnë: export@usluga-al.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për proçedura të mëtejshme.










Cel. : 0692923559