PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune - “Inxhinier Mekanik ne fushen e kondicionimit” ( M )



AlbaPunesim
13.02.2017, 11:03
ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një qendër shumë e madhe tregëtare, jemi duke kërkuar:

- “Inxhinier Mekanik ne fushen e kondicionimit” ( M )


Kërkesat për pozicionin:

· Te kete perfunduar studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike;
· Eksperience minimum 2 ‐ 3 vjecare ne projektimin e impianteve HVAC;
· Zoterim I gjuhes Angleze per komunikim dhe trajnime ne fushen e HVAC;
· Zoterim shume I mire I Autocad;
· Aftesi shume te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup;

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:


Inxhinieri Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit.

· Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt.

· Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve mekanik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të percaktuara në projekt.

· Prëgatit ose kordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko – ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase;

· Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke prëgatitur preventivin total

· Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshem të objektit;

· Harton dhe kontrollon situacionet mujore.

· Kujdeset per te siguruar mirëmbajtien periodike të sistemit te instalimeve mekanike gjatë fazes të shfrytezimit.

· Përpilon dhe koordinon punën për prëgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve mekanike.

· Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet mekanike.

· Përgatitja e dosjes për lejet në institucionet përkatëse, në kohën e duhur

· Detyra të tjera që I caktohen

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:info@albapunesim.al (info@albapunesim.al).

Ju lutem shënoni tek subjekti:“- “Inxhinier Mekanik ne fushen e kondicionimit” ( M )


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.