PDA

View Full Version : oferte City-tour France Paris 5 dite 336 Euro



Fioritravel Agjensia
06.02.2017, 17:13
<3 SHEN VALENTINI NE PARIS <3


11-15 SHKURT


336 EURO/PERSONI


PROGRAMI:


Dita e pare:


Nisja nga Tirana me autobus per ne Prishtine. Grumbullimi dhe paraqitja e grupit tek perfaqesuesi i Kalemi Travel ne aeroportin e Prishtines. Nisja nga Tirana me autobus ne oren 12:00.
Ora 20.00 Nisja nga aeroporti i Prishtines dhe mberritja ne Paris ne ora 23.00.
Transferta per ne hotel. Akomodimi ne hotel.


Dita e dyte Paris ( City Tour )
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 City Tour Paris me autobuz
13:30 – 15:00 Dreka opsionale
15:00 – 19:00 Udhetim me anije ne Sene dhe vazhdimi i vizitave ne kembe dhe metro.


Ne programin e City Tour perfshihet: Shetitorja e Champ Elysee – eshte nje nga rruget me te famshme ne bote, ne te cilen gjenden disa nga monumentet kryesore te Parisit si Harku i Triumfit apo Sheshi Concorde. Sipas shume pershkrimeve ajo konsiderohet si “La plus belle avenue du monde”. Harku i Triumfit – ndertimi i tij u urdherua nga Napoleoni ne vitin 1806 per te nderuar te renet ne luftrat e Revolucionit. Emrat e 128 betejave te Republikes se Pare Franceze dhe Perandorise se Napoleonit jane te shkruajtuara ne muret e bardha te harkut se bashku me emrat e gjeneraleve qe moren pjese ne to. Katedralja Notre Dame – gjendet ne pjesen lindore te Il de la Cite. Ajo konsiderohet si nje nga shembujt me tipik te arkitektures gotike franceze si dhe si nje nga katedralet me te njohura ne bote. Turi yne do te vazhdoje me vizita panoramike te Kulles Eiffel, Pallatit Mbreteror, Piaca qendore te L’Opera, Piaca Vendome, Panteon.


Tour Opsional Extra Pagese – Shetitje me anije (Bateaux Mouches – anije miza) Per ta pare nga nje tjeter kendveshtrim Parisin duhet te beni nje udhetim me varke ne Sene. Kjo do t’iu jap mundesine te shijoni çdo pjese te arkitektures pariziene e te lagjeve me te famshme te tij. Te njohura nga vendasit si “Anije Miza” ato ofrojne eskursione me anije te hapura nga ku mund te shijohen pamjet e Parisit.
Ne mbremje, kthimi ne hotel me metro.


Dita e trete Paris – Vizite ne Louvre, Sacre Coeur dhe La Defense
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 13:00 Vizite me autobus ne Kopshtet e Luxemburgut, Hotel de Ville, Louvre, Sacre Coeur
13:30 – 15:00 Dreka opsionale
15:00 – 19:00 La Defense
Sacre Coeur – eshte nje bazilike kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit e ndertuar pas vitit 1873. Ajo eshte ndertuar ne kodren e famshme te Montmartre, pika me e larte e qytetit. Disa rrugica me larg nga kjo bazilike, eshte Place du Tertre, kujtim i kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit te 20, ku pervec piktoreve te varfer ka jetuar dhe i famshmi Pablo Picaso.


Vizite ne Muzeun Louvre ( Extra Pagese ), Program Opsional Extra Pagese – Louvre Programi yne vazhdon me viziten e Louvrit ku do te keni mundesi te vizitoni nje nga muzete me te medhenj te botes. Gjate vizites do te degjojme nje pershkrim historik te legjendes se ndertimit te muzeut, ne te cilin gjendet nje nderthurje fantastike e stilit rilindas te ndertimit, me orientim italian dhe dekorim francez. Me pas nen drejtimin e hollesishem te guides profesionale pariziene dhe guides sone shqiptare kalohet ne pavionet e punimeve italiane, franceze, ne Grande Galerie ku do te shohim edhe pikturen e famshme te Monalizes, duke krijuar nje ide të qartë te zhvillimit historik të artit perendimor.


La Defense – Parisi eshte parajsa e shoping-ut. Per te bere blerje te mira gjate qendrimit ne Paris do te vizitojme lagjen La Defense (me metro) ,qe njihet si Nju Jorku francez, dhe qe mban nje nga qendrat tregtare me te medha nentokesore ne bote. Mbremje e lire. Kthimi ne hotel.


Dita e Katert, Shen Valentini ne Disneyland


09.00 Pas mengjesit, nisja me autobus per ne Disneyland. Hyrja me pagese extra 65€. Sugjerohet te blihet ne agjensi per te shmangur rradhet e gjata.


Dita e Peste


Transferta nga Hoteli ne aeroportin e Parisit.
Fluturimi me avion nga Parisi 07.10. Mberritja ne Prishtine. Transferta me autobus per ne Tirane 10.00


Ne cmim perfshihet:


Transporti – Tirane – Prishtine – Tirane
Fluturimi nga Prishtina me Easyjet.
Akomodimi ne hotel 3* me mengjes.
City Tour Paris.
Vizitat sipas programit.
Transfertat si ne program.
Guide Profesionale