PDA

View Full Version : Korce, ofroj vend pune Drejtor Ekonomik prane Birra Korca ne Korce



HYSENBELLIU GROUP HR
13.02.2017, 09:34
Our Birra Korca Company is looking for energetic, high potential, self-motivated and high-integrity individuals to join our team and,


Kërkon të punësojë Drejtor Ekonomik në Korçë:

Drejtori Ekonomik organizon dhe drejton punën për hartimin e Planit Ekonomiko - Financiar të ‘Birra Korca’-ës, përgatit në baza mujore raportin ekonomiko – financiar të saj, planifikon furnizimin me lëndë të parë dhe ndihmëse, si dhe harton planin e shitjeve dhe të prodhimit me bazë mujore dhe vjetore.


Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit Ekonomik:

Drejtori ekonomik është përgjegjës për hartimin e planit ekonomiko financiar të shoqërisë dhe dorëzon planin e vitit pasardhës;
Drejtori ekonomik është përgjegjës për planin e furnizimit me lëndë të parë dhe material ndihmëse;
Drejtori ekonomik është përgjegjës për hartimin e planit të prodhimit;
Drejtori ekonomik është përgjegjës për planifikimin e pagesave në përputhje me aktivitetin e kompanisë dhe shpenzimet;
Drejtori ekonomik ndjek dhe monitoron planin e shitjeve ;
Drejtori ekonomik është përgjegjës për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të biznesit;
Drejtori ekonomik është përgjegjës për planifikimin e investimeve strategjike, etj.


Kërkesat për pozicionin e Drejtorit Ekonomik:

· Të ketë arsimin përkatës;
· Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në këtë pozicion ose të ngjashëm me të;
· Të ketë aftësi të shkëlqyera menaxhimi, komunikimi dhe ndërveprimi;
· Të orinetohet nga plani i veprimit, afatet dhe suksesi i kompanisë;
· Të ketë aftësi shumë të mira raportimi;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.



Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në: hr@ihb-group.com.al Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.


Tel. : Email

Tel. : Email