PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Menaxher Dyqani



NetTrade Albania shpk
06.02.2017, 14:08
Kompania Nettrade Albania e cila menaxhon disa nga platformat me te medha te shitjeve online ne Shqiperi, si www.dyqantaxi.com (http://www.dyqantaxi.com) , www.simjalti.al (http://www.simjalti.al) , www.bukinist.al (http://www.bukinist.al) , www.idedhuratash.al (http://www.idedhuratash.al) etj kerkon te zgjeroje aktivitetin e saj ne qytetin e Durresit duke hapur nje dyqan fizik per shitje normale por edhe si pike referimi per klientet e faqeve online. Ne baze te ketij zgjerimi kerkon te punesoje nje menaxher dyqani me kohe te plote:

Pershkrimi i punes: Menaxheri i dyqanit eshte pergjegjes per gjithe dyqanin, kujdeset qe punet te ecin me ritmin e duhur dhe klientet te kene sherbimin e premtuar. Ai menaxhon stafin e tij, menaxhon stokun dhe vitrinen e dyqanit dhe kujdeset per cilesine e sherbimit qe i percillet klientit. Menaxheri eshte aktiv dhe pjesmares ne veprimtarine marketing qe i dedikohen zones se tij.

Detyrat kryesore:



Menaxhimi i stafit duke i ofruar mbeshtjetje dhe motivimin e duhur me sigurine e nevojshme teknike.
Menaxhimi i nivelit te stokut.
Menaxhimi i pamjes dhe demostrimit te produkteve ne ambjentet e dyqanit.
Prezantimi ne kohe dhe perfshirja aktive per veprimtarite marketing qe do te zhvillohen.
Pergjegjes per cash-in e dyqanit dhe transaksionet e nevojshme per banke.
Te sigurohet qe stafi i dyqanit percjell standartet e kompanise tek klientet e saj.
Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatëse.
Rekrutimin, trajnimin dhe supervizimin e stafit te ri.
Menaxhimin e shpenzimeve te dyqanit ne baze te aprovimeve paraprake nga departamenti i financave.
Maksimizimin e shitjeve dhe arritjen e objektivave
Monitorimin dhe menaxhimin e porosive ne qytetin e Durresit.
Te bashkepunoje dhe punoje me koleget e administrates per rritjen e performances se dyqanit te tij.


Kualifikimet dhe kerkesat:



Edukimi: Te kete diplome universitare, preferohet menaxhim ose marketing
Te kete eksperience ne shitje me pakice te pakten 2 Vjet
Te kete eksperience ne menaxhimin e njerezve
Te kete aftesi lidershipi
Te kete njohuri te mira per paketen "microsoft office"
Te dije te punoje mire ne grup
Te kete aftesi te mira komunikuese
Te kete aftesi analitike per te menaxhuar buxhetin dhe objektivat e shitjeve


Shenim:

Te interesuarit duhet te dergojne nje email me subjektin "menaxher dyqani Durres" tek adresa e emailit info@nettrade.al