PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Jurist ( F/M )



AlbaPunesim
13.02.2017, 10:45
ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një kompani shume e madhe ndertimi, lider ne tregun shqipetar, jemi duke kërkuar:


“Jurist” ( F/M )

Kërkesat për pozicionin:



Te kete perfunduar arsimin e larte, ne Drejtesi.
Te njohe shume mire legjislacionin Shqiptar e veçanerisht te Drejtes Civile te Procedures Civile, Tregtare, Administrative dhe te Kodit te Punes.
Te kete 10 vite pervoje pune te meparshme si Jurist ose Avokat
Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
Te kete njohuri shume te mira te programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office.
Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe organizuese.
Te kete licence Avokati.


Detyrat kryesore:



Perfaqesimin e shoqerise prane institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondences zyrtare me autoritetet shteterore, per çeshtje te caktuara ligjore te veprimtarise se shoqerise.
Harton kontrata dhe marreveshje te ndryshme qe lidh kompania me klientet, furnitoret dhe punonjesit e saj.
Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit per kompanine.
Perfaqeson shoqerine ne çeshtje te ndryshme gjygjesore.
Harton çdo akt tjeter te nevojshem qe i kerkohet nga shoqeria.
Arkivon dhe protokollon te gjithe dokumentacionin ligjor.


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:info@albapunesim.al (info@albapunesim.al).

Ju lutem shënoni tek subjekti:“ “Jurist” (F/ M )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.