PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Edukator Rinor



Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve
18.03.2009, 17:25
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:



Edukator/e Rinor/e prane SOS Komunitetit Rinor

Kriteret e kërkuara:

- Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
- Minimalisht 2 vjet përvojë pune me adoleshentët dhe/ose fëmijët
- Shprehi këshillimi
- Aftësi praktike jetësore
- Aftësi për gatim, mirëmbajtje dhe punë shtëpie
- Aftësi të mira komunikimi dhe tolerance
- Gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup
- Njohuri mbi ndihmën e parë mjekësore
- Njohuri kompjuterike

Preferohen:

- Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike
- Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
- Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Dëshmi aftësimi për drejtim automjeti


Përgjegjësitë kryesore:

- Mbështetja e të rinjve dhe udhëheqja e tyre drejt pavarësisë
- Mbështetje emocionale, këshillim individual dhe në grup e të rinjve
- Mbështetje për zhvillimin shprehive praktike për jetën tek të rinjtë
- Mbështetje për zhvillimin e aftësive sociale tek të rinjtë
- Kontakte me prindërit dhe të afërmit biologjikë
Kontakte me punëdhënësit e mundshëm të të rinjve
- Ndjekja e ecurisë arsimore të të rinjve, kontaktet me shkollat
- Kontakte me komunitetin përreth dhe autoritetet
- Administrimi i të ardhurave (buxheti i familjes)

SOS organizata ofron:
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe të rinjtë, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.03.2009 dokumentat përkatëse: Kërkesë për aplikim dhe Curriculum vitae në adresën e mëposhtme:




E-mail: soskd@soskd.org.al (soskd@soskd.org.al)


Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit do të kontaktohen.

www.soskd.org.al (http://www.soskd.org.al/)