PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Asst. Specialist - Departamenti i Shitjeve (Dega Shkoder)



BANKA KOMBETARE TREGTARE (BKT)
01.02.2017, 14:01
Tasks
-Të përpilojë një listë për përqasjen e një grupi potencial klientësh, të cilët do të kontaktohen nga vetë ai/ ajo dhe të
raportojë rezultatet çdo muaj pranë Menaxherit të Departamentit.
- Të jetë i aftë të zhvillojë takime biznesi me klientët potencial duke iu refeuar planit të aprovuar për të realizuar
objektivat periodike të përcaktuara dhe të raportojë çdo ditë për takimet e realizuara.
- Duhet të ketë njohuri mbi produktet dhe shërbimet bankare, proçedurat, avantazhet e BKT-së dhe informacion mbi
tregun.
- Duhet të mbajë shënime të vlefshme mbi takimet dhe mbarëvajtjen e tyre.
- Duhet të raportojë në kohë të gjithë informacionin e nevojshëm pranë degëve mbi shitjet e realizuara.
- Të ndjekë aplikimet pezull në degë dhë vijueshmërine e takimeve me klientet.
- Të japë informacion të përditësuar mbi implementimin e aktiviteteve të shitjes pranë Menaxherit te Departamentit te
Shitjeve.
- Të pregatisë oferta marketingu për prezantime në takime biznesi.
- Të kuptojë avantazhet e bankës në treg dhe të dijë të transmetojë informacionin tek klientët.
- Të monitorojë arritjen e targetimit individual në bazë mujore dhe të raportojë pranë Menaxherit të Departamentit të
Shitjeve.
- Të monitorojë në mënyrë sistematike zhvillimin e konkurencës në treg dhe të pregatisë raporte për të informuar
Menaxherin e Departamentit te Shitjeve.

Requirements
- Duhet të ketë prirje për shitje, nivel të lartë energjie dhe i aftë të gjenerojë biznes në favor të bankës.
- Eksperiencë në sektorin e shitjeve përbën avantazh.
- Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuse.
- Diplomë Universitare, preferohen shkencat shoqërore; marketing ose biznes.
- Njohuri të mira në gjuhen Angleze të folur e të shkruar.
- Njohuri të mira kompjuterike.
- Duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë
- I aftë të punojë ne grup dhe në mënyrë individuale.
- Duhet të jetë vetë organizues dhe të shfrytëzojë kohën në mënyre efektive.

Vetem kandidatet e zgjedhur do te kontaktohen.
Kandidatet e interesuar jane te ftuar te aplikojne deri me 8 Shkurt 2017.

Te gjithe kandidatet duhet te aplikojne online:
APPLY IN BKT (https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search)