PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Manaxher/e Marketingu



Mektrin Motors sh.p.k
05.02.2017, 15:39
https://scontent.fskg1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/14691067_1428224313859156_4296056314385928494_n.jp g?oh=9166b818a9306cfbf11763166009e9d0&oe=590D2B19

Përshkrimi
Mektrin-Motors sh.p.k eshte nder kompanite me te rendesishme, qe operojne ne shqiperi, ne fushen e automobilave.
Rritja e vazhdueshme e kompanise qe prej vitit 2005 sjell nevojen per shtimin e personelit per te mundesuar rritjen e aktivitetit
per markat shume prestigjiozesi: Volvo, Jaguar&Land Rover dhe te tjera.
Aktualisht jemi ne kerkim te nje punonjesi ne pozicionin e

MANAGER MARKETINGU

Detyrat Kryesore
•Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore/vjetore;
•Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjesh, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
•Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
•Drejton grupin në realizimin e objektivave;
•Manaxhimi i kanaleve socialetë medias së kompanise;
•Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
•Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
•Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
•Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
•Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
•Krijon sherbime dhe paketa te reja;
•Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
•Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
•Përgatit politiken e cmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
•Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
•Komunikonkërkesat e klientëvetekBordi para finalizimittëkontratës;
•Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientët ë rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
•Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatshkurter dhe afat vjetor;
•Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
•Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjese ne procesin e rekrutimit te stafit ne varësi;
•Bashkëpunon me Departamentin e Shitjes për të gjeneruar ide dhe iniciative konkuruese dhe motivuese për stafin shites;
•Bashkepunon me IT për të motivuar iniciativën e shitjes;
•Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
•Raporton tek Bordi periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
•Rifreskimii database sëklientit;
•Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
•Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

Kualifikimet / Kërkesat
•Diplomënë Marketing, Administrim Biznesi;
•Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
•Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim , me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
•I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
•Pozitiv dhe entuziast;
•I matur, ibesueshëmdheprofesionalnëmarrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
•Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
•Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze dhe Italiane;
•Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;


Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret dhe kualifikimet e kerkuara do te kontaktohen per ne fazat e metejshme te procesit.
Aplikimi mund te kryhet ne faqen zyrtare www.mektrin.al (http://www.mektrin.al) ose duke derguar CV me email ne adresen a.carciu@mektrin.al