PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 1+1+BLK Kati 10, 70 m² 80.000 Euro (Liqeni Artificial)



Future Home Opportunity
08.02.2017, 13:17
Zona/Rruga : Liqeni Artificial

Ky është apartamenti që keni ëndërruar me një CMIM OKAZION! Pranë Parkut të madh të Liqenit Artificial, përballë me qëndrën Nobis. Mundesitë për një jetë të shëndetshme janë të shumta, cilësia e ajrit dhe infrastruktura mjaft e zhvilluar bëjnë të mundur jetesë të standartave të larta. Apartamenti ndodhet në katet e larta të një pallati te ri me orientim juglindje me pamje fantastike nga Liqeni. Apartamenti është kombinim i një ndërtimi të ri, cilësor, me shumë dritë, me mobilim luksoz dhe funksional.. Punimet në apartmanet janë të ribera. Veshja e mureve perimetrale me sistem izolimi hidro dhe termo (grafiato/rrjete + polisterol ose gisps çimentato/lesh guri/hapësirë, tulle nga brenda). Vetratat dhe dritaret janë marka Pierdoor, produkt gjerman i realizuar/prodhuar në Greqi, i ardhur i gatshëm dhe montuar në vend; me xhama me veshje film për reflektim rrezesh, mbushur me argon; vetratat kanë edhe dopjo xham triplex, brenda dhe jashtë. Të gjitha dritaret dhe vetratat kane sistemin me veshje të shpatullave dhe pozicionimi i vetratave/dritare në kënd, sipas patentës për të realizuar izolimin optimal (akustik dhe termik); Shpatullat gjithashtu shërbejnë si udhëzues për grilat që janë me elektromotor; Përbëhet nga soxhorno e bollshme me plot dritë që lidhet me ballkonin e gjërë me një panoramë për të mos u humbur. Apartamenti shitet bashke me mobilimin. Siperfaqja e apartamentit eshte 70 m2.
Për ta viztuar na kontaktoni.


Cel. : 0693951509