PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Administrator Database



Union Bank
27.01.2017, 10:00
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Administratori Databaze, ne Departamentin e Teknologjise dhe Informacionit, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


Administrator Databaze, ne Departamentin TIK

Pergjegjesite kryesore perfshijne:




Dizenjimi, implementimi dhe mirembajtja e databazave Oracle.
Suportimi i njesise se zhvillimit ne dizenjimin, zhvillimin, testimin dhe permiresimin e aplikacioneve.
Suport ne zgjidhjen e problemeve te aplikacionit financiar, sidomos rastet qe kerkojne analizen dhe nderhyrjen e DBA..
Monitorimi, permiresimi dhe raportimi periodik i performances se databazes.
Menaxhimi dhe mirembjatja e procedurave te backup/recovery .
Rishikimi dhe permiresimi i kodeve ne SQL dhe PL/SQL.
Dizenjimi i paketave dhe procedurave ne DB.
Krijimi dhe mirembjatja e SQL skripteve dhe procedurave rutinore.
Pergjegjes per implementimin e ndryshimeve te ardhura nga suporti i sistemit financiar, per t’u aplikuar zakonisht pas orarit zyrtar.
Te gjeneroje ad-hoc queries, bazuar ne njohjen e skemave te DB dhe te gjeneroje raporte sipas kerkesave.



Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:



Jo me pak se 3 vjet eksperience si Oracle DBA
Diplomë ne degen Informatike apo Elektronike
Preferohet Database Administrator Certified Associate / Professional
Njohja e sistemeve Unix, Linux. MS Windows
Njohje dhe eksperience programimi ne Java



Aftesi te tjera:



Aftesi te mira nderpersonale
Njohuri te avancuara te gjuhes Shqipe dhe Anglishte
I/E afte te perballoje njekohesisht disa detyra
Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve




Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 31 Janar 2017:



CV
Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
Kopje te diplomes dhe listes se notave
Referenca nga punedhenes te meparshem



ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).


http://www.njoftime.com/image.php?u=63087&type=sigpic&dateline=1348578451
Union Bank

Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
Fax: +355 4 2272 880
hr@unionbank.al
www.unionbank.al (http://www.unionbank.al/)