PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Instalimesh



ABCom HR
27.01.2017, 09:35
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Koordinator Instalimesh”.

Përgjegjësitë:


Koordinim i sakte i instalimeve per klientet duke organizuar vizitat ne terren sipas prioriteteve te percaktuara
Informim i klienteve mbi produktet dhe sherbimet e kompanise
Konfigurimi i modemave coax,STB,PC,etj
Mbikqyrje qe te gjitha instalimet/riparimet te jene ne standardin e kerkuar
Bashkëpunim me departamentet e tjera për problematika të ndryshme
Njohje shume e mire e proceseve te punes

Profili:



Diplomë e shkollës së larte
Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
Aftësi të punojë nën presion
Aftësi të punojë në grup
Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave
Njohuri e gjuhës angleze




Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në zyrat e ABCOM në adresën : Abcom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.