PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Departamenti, TEG



SPAR
23.01.2017, 16:44
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Menaxher Departamenti
Departmenti: Kozmetikë dhe Detergjentë
Vendodhja: Tiranë (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Departamentit ka përgjegjësinë të menaxhojë të gjithë punën operacionale duke rritur efikasitetin dhe efiçensën e të gjitha proceseve ditore sipas rregullave dhe politikave të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:


Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës dhe për të siguruar kushte pune të sigurta në departament;
Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve;
Njeh në mënyrë të shkëlqyer procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proçeset e shitjeve, etj;
Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamentit;
Monitoron performancën e punonjësve të departamentit, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve; përgatit planin e lejeve vjetore;
Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon korrektësinë e etiketave të çmimëve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme;
Përgjegjës për prezencën e çdo artikulli në departament;
Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit; monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;
Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Drejtuesi i Sektorit;
Merr pjesë aktive në të gjithë projektet lidhur me aktivitetin operacional të Hipermarketit;
Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i drejtpërdrejtë.


Kërkesat:


Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
Kualifikime të tjera:



Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Njohuri të mira të gjuhës angleze.



Aftesi të tjera:



Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;
Aftësi e delegimit të detyrave;
Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 15/02/2017


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.