PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh per zonen e veriut.



EGEMA SHPK
23.01.2017, 13:12
EGEMA shpk eshte e interesuar per te punesuar agjent shitje per zonen e Veriut.

DETYRAT:
Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte.
Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin.

KUALIFIKIMI:
Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
Të jetë i besueshëm,
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
Të jete i aftë të punojë në grup,
Të jetë i aftë të punojë nën presion,
Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
Të posedojë leje drejtimi automjeti KLASI B (KLASI C eshte plus)
Te jete mbi moshen 30 vjece.

TE INTERESUARIT TE DERGOJNE CV E TYRE NE ADRESEN E EMAIL infoegema@yahoo.com