PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Burimesh Njerezore & Prokurimesh



Infosoft Group
05.01.2017, 16:30
InterManagement & Logistic Services shpk, pjese e Infosoft Group, kerkon te punesoje:




Specialist/e Burimesh Njerezore dhe Prokurimesh




Detyra dhe pergjegjesi


BNJ


Rekrutim personeli
Ndjekje e punonjesve dhe asistence ne rritjen profesionale te tyre
Pergatitje e list-pagesave dhe mbajtje e marredhenieve me shtetin
Plotesim dhe mirembajtje te formulareve dhe regjistrave perkates
Menaxhim i informacioneve për mungesat, lejet dhe lëvizjet e punonjësve jashtë vendit të punës.
Bashkepunim me sektorin juridik per ceshtje qe kane te bejne me personelin
Plotësim në mënyrë korrekte te dosjeve te punonjësve etj.

Prokurime


Kontrollon dhe ndjek zbatimin e plote te te gjitha rregulloreve mbi prokurimet

- Objekti i prokurimeve: blerje automjetesh, mirembajtje dhe riparim te automjeteve, siguracione te tipeve te ndryshme, makineri & pajisje magazine, kancelari etj.

Kerkesa per kandidatet




Diplome universitare e nivelit te dyte, e preferueshme ne Drejtesi.
3-5 vjet eksperience pune ne pozicione analoge ne kompani private
Te jete i pajisur me certifikata qe deshmojne kualifikime te ndryshme ne fushen e Burimeve Njerezore - e preferuar
Njohje e mire e te gjitha proceseve te punes qe kryhen ne Departamentin Burime Njerezore



Njohuri shume te mira rreth Kodit te Punes
Aftesi shume te mira analitike
Aftesi shume te mira komunikuese dhe organizative
Aftesi per te punuar nen presion kohe dhe disponibilitet per te punuar jashte orarit
Aftesi per te punuar ne grup
Njohuri te mira te gjuhes angleze

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.