PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Prokurimi



VIBTIS
18.01.2017, 10:18
INFO Vend i Lire Pune
(Inxhinier Prokurimi)
Kompania: VIBTIS shpk
Vendodhja: Tirane/ Blv. Deshmoret e Kombit, Twin Tower, Tower 2, Floor 7

Pershkrimi i kompanise:
VIBTIS shpk, është themeluar në 30 gusht 2010. Aktiviteti i kompanise është i fokusuar kryesisht në Import – Eksport të produkteve industriale dhe tregtare . Disa nga materialet që tregton Vibtis përfshijnë: tuba, rakorderi, valvola, pompa, instrumenta matëse etj. Në sajë të besueshmërisë dhe punës te dedikuar te stafit të tij, kompania jonë arriti që nga fillimi i veprimtarisë së saj për të bashkëpunuar me kompani të mëdha në Evropë duke nënshkruar kontrata per te qene distributor i autorizuar. Me përvojën e fituar VIBITS do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj në treg duke ofruar produktet më të mira në cilësi dhe çmim dhe me zgjerimin e shitjes në tregjet e tjera të rajonit.

Pozicioni i Punes : Inxhinier Prokurimi, Departamenti Oil&Gas
Tipi i punes: Kohe e Plote
Detyrat:

- Aplikon procedurën e miratuar të shoqërisë për kryerjen e procesit të blerjeve.
- Pergjigjet per blerjen e nje grup artikujsh (ekzistues ose te rinj)
- Shqyrton dhe analizon ofertat e marra.
- Kryen blerjen e materialeve për artikuj për gjendje magazine si dhe artikuj të nevojshëm për realizimin e kërkesave nga klientët.
- Koordinon dhe ndjek marredhëniet me furnitorë te miratuar të shoqërisë.
- Kerkon per furnitorë te rinj.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:

- Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise Mekanike
- Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë pune, per blerje produkte industriale.
- Të ketë njohuri baze rreth grupit te produkteve: tuba, rakorderi, saracineska.
- Të ketë njohuri baze te instrumentave matëse te presionit, temperaturës dhe prurjes.
- Të ketë njohuri baze te funksionimit te pompave.
- Të zotërojë programin Kontabiliteti Alpha.
- Të zotërojë programet e paketës Microsoft Office.
- Të flasë dhe te shkruaje ne gjuhen angleze dhe italiane.
- Mosha e preferuar 25-35vjec.
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Të jetë i/e vetëmotivuar dhe i/e aftë të punojë në grup;
- Të ketë fleksibilitet të lartë në administrimin e ngarkesës në punë.

Departamenti Oil&Gas ne VIBTIS shpk ofron mundësi promovimi bazuar ne performance.