PDA

View Full Version : Vlore, ofroj vend pune Asst. Drejtues Operacionesh - Dega Pavaresia (Vlore)



BANKA KOMBETARE TREGTARE (BKT)
17.01.2017, 14:41
Tasks

Të sigurohet që kërkesat e klientëve të plotësohen në kohë nga shërbimi përkatës.Të koordinojë bashkëpunimin midis
shërbimeve me klientin, me veprimtaritë e tjera brënda degës si dhe me njësitë e Drejtorisë së Përgjithshme.
Të kryejë kontrollin e plotë të transaksioneve, duke bërë dhe autorizimin e tyre. Të kontrollojë mbylljen përfundimtare të ciklit
ditor të operacioneve, e për këtë të njoftojë për mbylljen e veprimeve të ditës në Departamentin e Teknologjisë së
Informacionit. Të analizojë raportet ditore që gjenerohen nga sistemi. Gjithashtu të kontrollojë situatën ditore dhe zhvillimet e
mundëshme.
Të organizojë fillimin e punës ditore të arkëtarëve, duke bërë kontrollin e limiteve dhe kërkesave që ata kanë.
Të zbatojë rreptësisht kuadrin ligjor dhe atë rregullues për parandalimin e pastrimit të parave.
Të kontrollojë që dokumentacioni për veprimet e ndryshme bankare të jetë i plotë.
Përgjigjet për rregullshmërinë e dërgesave të fondeve në filialet e Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë dhe në
Drejtorinë e Përgjithshme.
Të ushtrojë kontroll dhe të monitorojë të gjitha taksat, tatimet dhe detyrimet e njësisë ndaj të tjerëve në mënyrë që ato të
paguhen në kohë.




Requirements

Të zotërojë cilësitë e kërkuara nga rregulloret e brëndshme të Bankës.
Të jetë njohës i mirë i rregulloreve në fuqi të bankës dhe të sistemit bankar.
Të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
Të ketë eksperiencë minimumi 5 vjecare te njejtit pozicion dhe njohuri të thella bankare.
Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
Të ketë aftësi prezantimi dhe koordinimi të punës në grup.
Njohja e gjuhës angleze është avantazh.

Vetem kandidatet e zgjedhur do te kontaktohen.
Kandidatet e interesuar jane te ftuar te aplikojne deri me 27th, 2016.

Te gjithe kandidatet duhet te aplikojne online:
APPLY IN BKT (https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search)