PDA

View Full Version : Tirane, ofroj City-tour Tur ne Vjenë dhe Budapest 199 Euro



Sole Travel & Tours
16.01.2017, 15:47
Tur ne Vjenë dhe Budapest 199 Euro
Dita e Parë: Nisja në oren 05:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Sistemimi në Hotel.
maxresdefault
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizite per rreth 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.
vienna
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.
images
Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.
beograd-16266
Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.
german-vienna-dazzling-5
Në cmim 199 Euro përfshihen:
* Udhetim me autobus komod.
* Akomodim në hotel
* Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
* Shoqërues shqiptar gjatë udhetimit
Në pagesë nuk janë përfshirë:
* Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
* Hyrjet në monumente dhe muzeume.
* Siguracioni i jetes ne udhetim