PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune ”Përfaqësues Shitjesh”



Interweb.al sh.p.k.
08.02.2017, 10:34
Shoqeria interweb.al shpk kërkon të punësojë “Përfaqësues Shitjesh” Sektori i Biznesit.
Detyrat Kryesore:


Gjetja dhe kontaktimi i klientëve të rinj.
Prezantimi dhe shitja e produkteve dhe shërbimeve te klientët e rinj dhe ata ekzistues.
Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke ofruar shërbime shtesë.
Identifikimi dhe ndjekia e mundësive të reja për shitje, të cilat mund të krijohen nga puna në terren.
Të kuptojë shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë si dhe të tejçojë në mënyrë efektive të gjitha ofertat tek klienti.
Të raportojë në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe për rezultatet e shitjes.
Të mbajë kontakte të rregullta me klientët ekzistues.

Kërkesa të Përgjithshme:


Eksperiencë pune të mëparshme në fushën e shitjeve, (vjetërsia në punë përbën avantazh).
Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
Të jetë i/e orientuar ndaj detajeve.
Njohja e kompetenca teknike si software, hardware, rrjetet, internet, web hosting etj., përbëjnë avantazh.
Të jetë negociator/e i/e mirë.
Aftësi të mira në të shkruar dhe të folur.
Njohuri e gjuhës angleze përbën avantazh.
Arsim të lartë, (dega nuk ka rëndësi).

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV (me fotografi) e tyre në adresen: hr@interweb.al

Afati i fundit për aplikimet është data 28 Janar 2017.

Për intervistë do të ftohen vetëm aplikantët e përzgjedhur nga dokumentacioni i dërguar, të cilët do të njoftohen me e-mail apo telefon.\

Adresa: Rruga Arkitekt Kasemi
Tirane, Shqiperi
Tel: +355 444 20000
Cel: +355 68 20 92010
E-mail: hr@interweb.al
Web: www.interweb.al (https://www.interweb.al/)