PDA

View Full Version : Tirane, oferte City-tour budapest 4 295 Euro



FIORI TRAVEL
14.01.2017, 17:03
UDHETIMI I RADHES PER NE BUDAPEST https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f4c/1/16/1f642.png:)

295 EURO / PERSONI

OFERTA E VLEFSHME PER DATAT :
30 PRILL- 3 MAJ

PROGRAMI :

Dita e Parë, 30 Prill 2017: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 17.15 - Mbrritje më 18.45. Transfertë Aeroport - Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 1 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobus komod dhe guide hungareze në dispozicion, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 2 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobuz komod dhe guide hungareze në dispozicion ku do të vizitohen vendet turistike jashtë Budapestit si: Vishegrad, Setendre. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel.

Dita e katërt, 3 Maj 2017: Mëngjesi ne Hotel. 15.10 -16.35 Të lirë deri në transfertën për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 15.10 - Mbrritje më 16.35. Fluturimi për në Shqipëri.

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e qendrimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Tel. : 0695426258

Cel. : 0695426258