PDA

View Full Version : Tirane, oferte City-tour Austri prage viene budapest 6 224 Euro



FIORI TRAVEL
14.01.2017, 16:23
https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f6c/1/16/2764.png<3 PRAGE - VIENE - BUDAPEST https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f6c/1/16/2764.png<3
224 EURO PERSONI
11-16 SHKURT

PROGRAMI :

►Dita e Parë

–Nisja në oren 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva per te vizituar qytetin e vjeter Stari Grad. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat, në Dubrovnik ku do të vizitohet qyteti i vjeter, Raguza e dikurshme dhe monumentet si Rruga Stradun, Burimi Onufrian, Pallati Rektorit, Dogana e vjetër, Katedralja e Shen Maries etj. Vazhdon udhëtimi për në Zadar. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Zadar. Sistemimi dhe akomodimi në Hotel.

►Dita e Dytë

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 3 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij te lagja Kaptol ku gjendet Katedralja e Zagrebit, simboli i qytetit dhe Gradec, aty ku gjendet Parlamenti Kroat, Kisha e Shen Markut. Më vonë do vizitojmë sheshin qëndror Jelacic dhe Opera e qytetit. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 2 orë në Graz ku do te vizitohen Opera e famshme e Gracit, Sheshi qendror Marktplatz dhe Bashkia monumentale, lumi Mur dhe ishulli artificial prej celiku ne lum, i cili quhet Murinsel. Vazhdimi i udhëtimit për në Vienë. Mbërritja në Vienë. Sistemimi në Hotel.

►Dita e Tretë

Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Gjate pasdites nisja për në Pragë. Mbërritja në Pragë gjatë darkës. Sistemimi në Hotel.

►Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

►Dita e Pestë

Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hungari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.

►Dita e Gjashte

Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit ku do te vizitohen Kisha e Shen Saves, Sheshi i studenteve, Parku Kalemegdan, Rruga tregtare Kneza Mihaila, Novi Beograd dhe Lagja diplomatike Dedinje. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do vizitohet monumenti New Born dhe Pedonalja e re e qytetit. Mbërritja në Tiranë.

Ne cmim perfshihet:
• Transporti vajtje – ardhje dhe shetitjet perkatese me autobus komod.
• 5 nete akomodim ne hotele 3 dhe 4 * ( 1 Nate ne Zadar , 1 Nate ne VJene , 1 Nate ne Prage , 1 Nate ne Bratislav , 1 Nate ne Beograd ).
• Mengjesi, per te gjitha ditet e qendrimit.
• Guida shqipetare gjate gjithe udhetimit.
Ne cmim nuk perfshihet:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

- REZERVONI https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f4c/1/16/1f642.png:)
— at

Tel. : 0695426258

Cel. : 0695426258