PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Operatore



TEXAL Sh.p.k
13.01.2017, 13:51
Rrjeti i dyqaneve GLOBE kërkon të punësojë Operatore Desku në Deparatamentin e shitjes:

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Mban marëdhëniet me klientët duke bërë çeljen e llogarive për klientët e rinj;
• Merret me procedurat e ndjekjes së rezervimeve të produkteve dhe bën hedhjen e tyre në sistemin përkatës;
• Bën hedhjen ne Mandat Arketimi të pagesave të klientëve;
• Asiston me përditësimin dhe përmirësimin e informacionit që lidhet ngushtësisht me punën e përditshme.

Kërkesat profesionale të vendit të punës:
• Të ketë eksperiencë në pozicione punë ne lidhje me shitjen, mbajtjen e marredhenieve me klientet, pergatitjen e raporteve ditore;
• Të dijë të përdorë shumë mire programet bazë kompjuterike;

Kërkesa të veçanta të kandidatëve:
• Të jetë shumë i/e komunikueshëm, të jetë këmbëngulës/e, korrekt/e, i/e shkathët;
• Të jetë i/e përgjegjshëm/e dhe korrekt/e në punë;
• Të jëtë i/e fokusuar ndaj detajeve;
• Të ketë aftësi të punojë në grup;
• Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese.

Arsimimi
• Të ketë arsim të lartë.

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën email njoftimed@gmail.com deri në dt 28/01/2017

Jeni te lutur te përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
CV te cilat nuk do te kene te percaktuar pozicionin per te cilin aplikojne, nuk do te merren ne konsideratë.