PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi (ne zbatim)



AlbaPunesim
13.02.2017, 09:18
ALBA PUNESIM eshte nje agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet te saj : ndermjetesimin ne tregun e punes. Ne përdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për t'ju përgjigjur nevojave të klienteve, duke u siguruar kandidatet me te mire ne tregun e punes dhe kandidateve duke ju ofruar mundesi punesimi.

Per nje klientin tone, kerkojme:


Inxhinier ndertimi ( ne zbatim)


Inxhinieri i Zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.

Kerkesat e pozicionit:

Të ketë përfunduar arsimin e larte dega Inxhinieri Ndertim.
Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Project, Autocad.Sap. Etap etj.
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
Mosha deri ne 45 vjec
Te kete mbi 5 vite eksperience pune

DETYRAT KRYESORE


* Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
* Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
* Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
* Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
* Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
* Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
* Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
* Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
* Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
* Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
* Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
* Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
* Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;
* Merr pjese ne kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
* Propozon zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton me eproret perkates ne kantier.


Ofrohet : Page Konkuruese


Nese jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem dergoni cv-ne ne adresen:info@albapunesim.al (info@albapunesim.al).
Ju lutem shenoni tek subjekti:Inxhinier ndertimi ( ne zbatim)

Ju informojme se vetëm kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste .