PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Financier/e per Hotel



Kompania S&D
16.01.2017, 11:53
Pershkrimi
Të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operacioneve të hotelit. Të sigurojë udhëheqje dhe koordinim në përpjekjet administrative, planifikimin e biznesit, kontabilitetit dhe buxhetimin.

Pozicioni i punes ndahet ne 8 muaj pune ne zyrat ne Tirane, 4 muaj pune ne Hotel Sarande.

Deyrat
· Planifikon, organizon, kontrollon, dhe vlerëson punën e personelit të finances. Përcakton kërkesat e performancës dhe objektivat e zhvillimit personal.
· Harton, zbaton dhe monitoron planet e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat.
· Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arketimeve.
· Pergatit listën e pagave.
· Menaxhon dhe merr pjesë në sigurimin e operacioneve të kontabilitetit ne sistemin kompjuterike.
· Merr pjese ne prokurimin dhe miratimin e blerjeve.
· Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur.
· Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë.
· Drejton përgatitjen e raporteve financiare, të tilla si deklaratat e të ardhurave, bilancet, dhe analiza e të ardhurave ose të shpenzimeve të ardhshme, që përmbledhin dhe parashikimin e gjendjes financiare të organizatës. Përgatit raporte të veçanta që kërkohen nga autoritetet rregullative.
· Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet që lidhen, mbikëqyre aktivitetet e menaxhimit të parave të gatshme, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës.
· Mbikëqyr të gjitha funksionet të Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetore financiare të kompanisë.

Kualifikimet
· Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne Fakultetin e Ekonomise
· Te kete ekpsperience pune mbi 5 vjet. Preferohet eksperience ne fushen e turizmit.
· Te njohe programet baze te paketes Microsoft Office, Finance 5 dhe Alfa
· Te njohe shume mire dokumentacionit financiar si dhe legjislacionit ne lidhje me fushen perkatese.
· Te kete njohuri te Gjuhes Angleze
· Te kete kapacitete te zgjidhjes se problemeve me pergjegjesi dhe efektivitet.


Email :marketing@bougainvillebay.com
Cel. : +355 688045066