PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Blerjesh



SPAR
05.01.2017, 16:43
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Koordinator Blerjesh
Departmenti: Departamenti i Blerjeve
Vendodhja: Tirana East Gate, (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit: Të aplikojë strategji inovative për mbulimin e marrëdhënieve me njësitë subfranchising dhe furnitorët përkatës duke përfituar kosto optimale nëpërmjet negociatave efektive;

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Të koordinojë dhe përditësojë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet në njësitë sub franchising;
- Gama e produkteve – studimi i linjës së plotë të një produkti, të jetë njohës i mirë në lidhje me produktin; Të kërkojë për produkte të reja të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë;
- Kontrolli mbi çmimet – të negociojë koston optimale të produkteve me furnitorët dhe të arrijë në përfundimin që Kompania të ketë çmimet më të lira në treg;
- Aktivitetet promocionale – të bashkëpunojë me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale; Të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacionalin;
- Është përgjegjës për shitjet dhe përfitimet për njësitë të cilat mbulon;
- Të zhvillojë dhe zbatojë planin e biznesit të furnizimit dhe të përcaktojë objektivat e performancës për furnitorët;
- Të bëjë përmbledhje për të gjitha kushtet e kontratës dhe t’ua japë departamenteve që kanë lidhje me to, si Financës (periudhën e pagesës, bonuse për furnitorët), Logjistikës për kohën e dorëzimit, Marketingut për promocione;
- Të krijojë një raport pozitiv dhe të qëndrueshëm me të gjithë furnitorët dhe të jetë kontakti kyç për Kompaninë dhe shitjet;
- Të punojë me shitjet për të siguruar
disponueshmërinë e produkteve, dorëzimin si dhe të zgjidh çmimet apo çdo problem tjetër.
- Të bashkëpunojë me Operacionalin dhe Menaxherët e Dyqaneve për të përditësuar markat dhe nevojat e dyqaneve kur ato duhet të marrin vendime;
- Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin dhe të dhënat që i përkasin njësive që ai mbulon;
- Duhet të bashkëpunojë me departamentet e tjera si Marketingun, Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT, dhe Ekspansionin për zgjidhje të problemeve të ndryshme;
- Të njohë dhe të përdorë shumë mirë sistemin operues, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing.
b. Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë pune në shitjet me pakicë.
c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
d. Aftesi të tjera:
- Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
- Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar;
- Të ketë aftësi të larta negocimi;
- Të jetë i aftë që të punojë nën presion;
- Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 20/01/2017
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.