PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Logjistikes dhe Sigurise



MEGATEK S.A
08.02.2017, 15:32
http://www.njoftime.com/images/biznesi/Megatek_cover.jpg (http://www.megateksa.com)

MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Koordinator i Logjistikes dhe Sigurise

Qellimi i Pozicionit: Koordinon punen per te siguruar mbarevajtje në dy funksionet baze si ne logjistike dhe ne siguri.


Detyrat dhe Pergjegjesite:


Koordinon punen per levizjen e mjeteve nen administrimin e Megatek, me qellim mbarevajtjen dhe plotesimin e nevojave per levizje per te gjithe departamentet e Megatek.

Manaxhon procesin e furnizimit me karburant per te gjitha mjetet qe ka ne perdorim Megatek. Procesi fillon me plotesimin e kerkeses per blerje dhe finalizohet me furnizimin me karburat te cdo mjeti ne perdorim te Megatek.
Mban ne dosje te vecante kopje te te gjithe dokumentacionit te cdo makine.
Mbikqyr dhe garanton kryerjen ne kohe te sherbimeve per cdo mjet qe eshte ne perdorim te Megatek.

Kryen procedurat e dhenies dhe marrjes ne dorezim te automjeteve qe jane ne perdorim te Megatek. Pregatit dhe merr aprovimet perkatese per autorizimet per perdorimin e mjeteve dhe ndjek firmosjen e tyre.
Harton raporte mujore ne lidhje me konsumin e karburantit per cdo makine te Megatek dhe raporton rastet kur ka tejkalim te normave te lejuara te konsumit.

Terheq cdo muaj nga drejtoria e policise informacion rreth gjobave administrative per te gjitha automjetet e kompanise. Informacionin e terhequr e dorezon tek departamenti I BNJ brenda dates 10 te cdo muaji.

Kryen te gjitha procedurat e nevojshme me kompanite e sigurimit ne rast aksidentesh te makinave te kompanise, se bashku me perdoruesin e mjetit te perfshire ne aksident.

Monitoron dhe siguron, ne bashkepunim me departamentin e mirembajtes, funksionimin e sistemit te fikjes se zjarrit dhe angazhohet ne trajnimet qe lidhen me perdorimin e fikseve te zjarrit.

Eshte pjese e organizimit te procesit te evakuimit te stafit ne rast emergjencash dhe siguron qe sistemi eshte ne funksionim te plote.

Merr raporte ditore nga manaxheri i Security per mbarevajtjen ne pune per 24 oret e kaluara dhe bashkepunon me te per te garantuar siguri maksimale ne ambjentet e Megatek.

Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Diplome e arsimit te larte.
Eksperiencë pune:Preferohet experienca te meparshme ne fushen e logjistikes dhe sigurise.

Aftësite:


Aftesi shume te mira teknike
Aftesi komunikuese
Aftesi shume te mira nderpersonale.


Aftesi te tjera:


Njohuri te mira te gjuhes angleze.
Njohuri të mira kompjuterike.



Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania