PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJESH F/M ( kompani distribucioni)



AlbaPunesim
13.02.2017, 10:59
ALBA PUNESIM eshte nje agjensi private punesimi, e cila ka si aktivitet te saj : ndermjetesimin ne tregun e punes. Ne përdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për t'ju përgjigjur nevojave të klienteve, duke u siguruar kandidatet me te mire ne tregun e punes dhe kandidateve duke ju ofruar mundesi punesimi.

Per nje klientin tone, kerkojme:

MENAXHER SHITJESH F/M ( kompani distribucioni )

Kerkesat per pozicionin:
- Diplomë Universitare në Administrim biznesi, Marketing ose fusha te ngjashe.
- Te kete experience pune 4 – 5 vite ne këtë pozicion
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
- Duhet të ketë patentë makine, klasi B

Detyrat kryesore:

- Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të shpjeguar se si këto nevoja mund të plotësohen nga Kompania.
- Konsultohet me Drejtorin e Shitjeve për të planifikuar ofertat, reklamimin e produkteve dhe shërbimeve.
- Monitoron preferencat e klientëve dhe tregun për të përcaktuar fokusin e shitjeve.
- Paraqit ofertat dhe prezanton produktet e Kompanisë te klientët e mundshëm dhe ndjek me vëmendje zhvillimet deri në firmosjen e kontratës.
- Zgjedh produktet e duhura ose ndihmon në përzgjedhjen e tyre, bazuar në nevojat e klientëve apo karakteristiakt e produkteve.
- Prezanton skedat e çmimeve dhe bonuseve te klientët potencialë ose ekzistues.
- U jep përgjigje klientëve për pyetjet mbi produktet, çmimet, mundësitë, përdorimin dhe avantazhet e produkteve dhe shërbimeve.
- Ndjek ankesat e klientëve për produktet dhe shërbimet apo për proçesin e shitjeve.
- Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.

Nese jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem dergoni cv-ne ne adresen: info@albapunesim.al.
Ju lutem shenoni tek subjekti: MENAXHER SHITJESH F/M (kompani distribucioni)

Ju informojme se vetëm kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste .