PDA

View Full Version : AL, Tiranë ofroj vend pune Lehtesues Burimor



SOS Herman Gmeinner School
24.07.2006, 10:16
lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re.

Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Lehtesues Burimor për SOS – Shkolla “ Hermann Gmeiner “ .


Përgjegjësitë:

- Zhvillimin e programeve te edukimit individual

- Vlerëson situatën socio-ekonomike të familjeve që bëjnë pjesë në programin e bursave

- Harton, implementon dhe monitoron programe ne ndihme te komunitetit

- Siguron mbështetje pedagogjike, këshillim për femijet me nevoja te vecanta

- Siguron bashkëpunimin me organizata qeveritare dhe joqeveritare, që kanë programe të ngjashme



Kualifikimet / Aftësite / Eksperienca

Arsim i lartë (preferencë kanë aplikantët që kanë përfunduar studimet universitare në shkencat sociale ose që kanë kryer trainime në fushën sociale);
Të zotërojë gjuhën Angleze dhe të jetë i aftë të përdorë kompjuterin;
Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën sociale
Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në terren.
Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa

Ofrohen:

Marredhenie të rregullta punësimi;
Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me femijet,
Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontraten e punësimit;
Mundësi për zhvillim profesional.
Paga dhe kushtet e punës jane atraktive dhe konkuruese në tregun shqiptar të punës.
Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.09.2006 pranë SOS Shkolla” Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi etj ).



Tel: 04 354838


Email: manjolazeneli@soskd.org.al


Fax. : 04 354681/248