PDA

View Full Version : Lushnje, ofroj vend pune Specialist i financës



Balfin
12.01.2017, 14:49
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Shoqëria "AgroCon Albania" sh.p.k, pjesë e Grupit Balfin, zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Veprimtari të tilla konsistojnë në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pozicioni: Specialist i Financës
Raporton: Departamenti i Financës
Vendndodhja: Ngurrëz e Vogël, Lushnjë

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore :



Hedhja e faturave të blerjeve dhe të shitjes të produktit, materialeve dhe lëndëve të trajtimit të bimës në sistemin e shoqërisë;
Kontrolli i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve të magazinës;
Ndjekja e raportit të kostos së prodhimit;
Inventari fizik dhe analiza me inventarin kontabël;
Koordinon me departamentin prodhimit për njoftim mbi fazën e prodhimit;
Llogaritja e amortizimit mujor dhe kontrolli i llogarive (regjistri i aseteve);
Ndjekia e veprimeve të arkës pranë fermës Agrocon Albania shpk në Lushnje (plotësimi me dokumentave justifikues, kontabilizimi i tyre);
Plotesimi i faturave të shitjes ne momentin e shitjes së prodhimit;
Rakordimi i klienteve dhe furnitorëve;
Ndjekia e raportit të shitjeve dhe arkëtimeve në bashkëpunim me Departamentin e Shitjeve;
Çdo detyrë tjetër që i caktohet nga eprori.


Kualifikime:



Diplomë Universitare ne degën Finance, Administrim Biznes;
Të ketë 2-3 vjet eksperiencë pune të mëparshme në fushën e financës;
Eksperienca e mëparshme në kompani që operojnë në prodhim ose bujqësi do të konsiderohet avantazh;
Të ketë njohuri mbi programet financiare Financa5 ose Alpha.
Të ketë njohuri mbi programet bazë të kompjuterit, Word, Exel, Internet.



Kërkesa të tjera:


Aftësi të shkëlqyera organizative, sistematike dhe i/e rregullt;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe të respektojë afatet;
Aftësi për të punuar në grup dhë për të marrë iniciativë.
Zoterimi i patentës të klasit B për drejtim automjeti është avantazh.



Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me postë elektronike në adresën e e-mail-it hr@balfin.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

Rr."Papa Gjon Pali II,” ABA Business Center, Kati 11, Tiranë, Albania

Afati i aplikimit: 13/01/2017

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.