PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Zv. Drejtor Dege/CRM Senior, Dega Durres



Societe Generale Albania
30.12.2016, 17:16
Kualifikimi i kerkuar


Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
Te pakten 1 (nje) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive ne sistemin bankar.
Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.


Detyrat Kryesore dhe Pergjegjesite


Te menaxhoje marredheniet e bankes me biznesin ne fushen e produkteve te kredive, depositave, llogarive rrjedhese, trasfertave, kartave te kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe cdo produkt tjeter te ri te hedhur ne treg nga banka.
Te mireprese çdo klient biznesi qe tregon interes per kredite duke e sqaruar e ndihmuar.
Te grumbulloje dhe verifikoje informacionin rreth vertetesise se dokumentacionit te paraqitur nga klienti dhe te verifikoje biznesin e klientit.
Te beje vleresimin e situates ekonomike dhe financiare te aktivitetit te klientit (te vetepunesuarit) si dhe te Korporatave.
Te jape mendimin e tij te pavarur, ne formen e nje analize te shkruar bazuar ne manualin e Kreditit, per dhenien ose jo te huase.
Te ndjeke, menaxhoje dhe te jete pergjegjes per kthimin e kredive brenda afatit.
Te kujdeset per nenshkrimin e marreveshjeve te pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
Te pranoje dhe kontrolloje dokumentacionin e paraqitur nga bizneset per celjen e llogarise rrjedhese per biznesin.
Te jete pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e dosjes se kredise dhe te ruaje sekretin e cfaredo informacioni qe zoterojne per banken dhe klientet.


Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 10 Janar 2017.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al (http://www.societegenerale.al/)
ose te aksesojne linkun http://societegenerale.al/al/jobs/