PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Ski DITOR PER SKI NE PREVALL dhe BREZOVIC /



Sole Travel & Tours
27.12.2016, 10:19
KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE
► 2, 8, 15, 22, 29 Janar! ►5, 12, 14, 22, 29 Shkurt!

PROGRAM 1 DITOR PER SKI NE PREVALL dhe BREZOVIC / Cdo te diele, cmimi €15
*Nisja ne mengjes ne oren 6:30 nga pallati sportit Asllan Rusi.
*Pas takimit me guiden tone dhe riprezantimit te pogramit nisemi ne drejtim te Kosoves.
*Ndalesa e para do te jete per kafe buze liqenit te Fierzes, ne Kukes. Pas kalimit te procedurave doganore mberrijme ne Prizren dhe me pas ne Malet e Sharrit.
*I fshehur ne gjelberimin e Maleve te Sharrit ndodhet pika turistike e Prevallit. Pista e Prevallit është e krijuar më së shumti për amatorët e skijimit pasi pjerrësia e saj është shumë e vogël, duke qenë komode për skijim për cdo kategori.
*Në Prevall gjithashtu ne do ju sugjeronim të frekuentoni kullën e “Jetimit” ku do mund të drekoni gatime të zonës dhe të provoni lëng natyral të Boroniës së malit. Një restorant me një histori të mrekullueshme, të cilën guida jonë do e rrëfejë për ju, pasi mbrapa emrit “Kulla e Jetimit” qëndron një përrallë për tu treguar.

*Personat qe deshirojne te bejne ski ne BREZOVIC, minibuzi i kompanise do ti transpotoje ne Brezovic
Pista e skive te BREZOVICES ndodhet 30-40 minuta larg pistes se Prevalles.
Ne Brezovic ndodhen 3 teleferik per tu transferuar ne pistat ne qafen e Maleve te Sharrit.
Pistat e skijimit janë të ndarë sipas ketegorisë së vështirsisë, ku ju mund te beni ski, snowboard ose te luani “si femije” me slita.
*Rreth ores 15:30 nisemi nga Brezovice ne drejtim te Prizrenit.
*Nisja nga pista e Prevallit behet ne oren 16:10.
*Perpara se te kthehemi ne Tirane do te bejme nje ndalese per 1 ore ne Prizren per te shijuar shijuar një caj të ngrohtë buzë lumit Lumëbardh ne carshin e vjeter.
*Mbërritja në Tiranë ne darke vonë.
———————————————— —
Duhet të dini se:
►Ne cmim 15 euro përfshihen::
1) Transporti sipas programit Tirane -Prevall -Prizren -Tirane
2) Guida gjate vendeve qe do te vizitojme
———————————————— —-
► Nisja do të bëhet në orën 06:00 të mengjesit të ditës së pare, nga kafe Flora (qender te Tiranes)
———————————————— —
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Këpucë të përshtatshme për mal dhe borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Karta ID ose Pashaporta per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues (si ID ose Pashaporta) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
———————————————— —–
► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka gjate qendrimit ne Prevall
2) Pajiset e skive dhe Teleferiku