PDA

View Full Version : Tirane, ofroj Ski Boge (Rugove) 1 & 2 Janar, 2 dite €69 Hotel 5*



Sole Travel & Tours
22.12.2016, 11:49
Boge (Rugove) 1 & 2 Janar, 2 dite €69 Hotel 5*
Dita parë:
Nisemi nga Tirana në orën 6:00, ndalesë e shkurtër në liqenin e Fierzës, për pushim për kafe. Pas pushimit nisemi
për ne Peje. Vetëm 10km larg Pejës, ndodhet Ujëvara e Drinit ose Ujëvara e Bardhë sic njihet ndryshe (është burimit i Drinit të Bardhë) do të jetë ndalesa e jonë e rradhes ku do te konsumojme dhe dreken ne restorantet e zones. Pas Ujëvarës së Drinit nisemi drejt Deçanit për të vizituar manastirin 800 vjeçar të Shën Stefanit. Manastiri është unikal në Ballkan, pasi është ruajtur i paprekur gjatë gjithë ekzistencës së tij. Do të njihemi me legjendën e Shën Stefanit, bukurinë e pikturave në Manastir, gjithashtu do mund të bleni produkte të prodhuar nga vetë murgjit që jetojnë në Manastir (si verë, raki, bulmet, artizanale, etj me cmime shume ekonomike). Kthehemi ne Peje ku akomodimi do te jete ne Hotel Dukagjini 5*. Pasditja e lire per te shijuar facilitetet e hotelin si Pishina, Sauna, Jakuzzi, Palester etj.
Shenim: Hoteli organizon mbremje festive me muzike live me shtese opsionale ne date 1 Janar 30 Euro/Person, ne daten 2 Janar 50 Euro/Person.


Dita e dytë:
Pas mengjesit ne hotel, udhëtimi ynë vazhdon drejt Luginës së Rugovës. Per 30 minuta do të shijojmë peisazhet piktoreske që të ofron udhëtimi nëpër këtë luginë përrallore. Një peisazh i gërshetuar midis pikturave shkëmbore mbi 2200 m lartësi, ujëvarave përshkruese në shpate mali dhe borës që ka pushtur cdo degë peme. Mbërrijmë në Bogë, ku ndodhet edhe pista e skijimit të Rugovës. Kohe e lire per ski dhe dreka ne restorantet ne piste.
Rreth ores 16:00 kthimi per Tirane. Ndalesa te shkurtra gjate rruges, mberitja ne Tirane pasdite vone.
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Këpucë të përshtatshme për mal dhe borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Lëngje (pije freskuese ose ujë, për gjatë udhëtimit)
4) Kartën e Identitetit ose Pashaportën për kalimin e pikës kufitare në Morinë

►Çmimi i udhëtimit 69 euro për person ku përfshihen:
• Transportin *Tiranë – Bogë – Tiranë (dhe të gjitha lëvizjet e tjera sipas pogramit)
• Guidën gjatë gjithë udhëtimit
• Fjetjen në hotel Dukagjini 5*
• Darka e ditës se parë + mëngjesi i ditës se dytë
• Perdorimi i faciliteteve te hotelit, pishina, sauna, jakuzzi etj.


►Në çmim nuk përfshihen:
• Drekët e secilës ditë
• Qeraja e pajiseve të skive (5 euro për gjithë diten)