PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shofer



Neptun shpk
21.12.2016, 09:57
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Shofer
Departmenti: Logjistikë
Vendodhja: Neptun Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Shoferi është përgjegjës për furnizimin me produktet të dala nga Magazina qendrore dhe transportimin e tyre sipas (sasisë dhe cilësisë) të kërkuar nga klienti.

Detyra dhe Përgjegjësi:
· Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion;
· Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazines;
· Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet;
· Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri i Logjistikës;
· Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre;
· Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori.

Kërkesat:
· Diplomë e arsimit të mesëm;
· Njohje e mirë e një gjuhe të huaj (Preferohet gjuha Angleze);
· Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese;
· Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave;
· Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit;
· Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

AFTËSI TË TJERA:

Te zotërojë patentë te klasit C.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun.al.

Afati i dorëzimit: 28.12.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.