PDA

View Full Version : Tirane, oferte Krishtlindje Ceki Prage 7 246



FIORI TRAVEL
09.12.2016, 15:55
https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f6c/1/16/2764.png<3 Krishtlindje ne Prage https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f6c/1/16/2764.png<3

6 Nete/ 7 Dite
246 Euro /personi
Oferta e vlefshme per datat : 23-29 Dhjetor https://www.facebook.com/images/emoji.php/v6/f4c/1/16/1f642.png:)

Programi :

Dita e Parë, 23 Dhjetor 2016: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 24 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë, 25 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Katërt, 26 Dhjetor 2016: Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 27 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 28 Dhjetor 2016: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Shtatë, 29 Dhjetor 2016: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 279 Euro përfshin:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Split - Zagreb - Vjenë - Pragë - Budapest - Beograd - Prishtinë - Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Udhëtimi për në Karlovy Var.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

OPSIONI 2 :

KRISHTLINDJE NE PRAGE 395 EURO/PERSONI 3 NETE / 4 DITE 23-26 DHJETOR

Itinerari

DITE 1 Tirana – Ljubljane – Praga
Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi Tirane – Ljubljane – Prage Pas mberritjes ne Prage, takimi me partneret tane dhe guiden lokale i shoqeruar nga autobusi komod me ajer te kondicionuar. Atje do te riprezantojme edhe njehere programin qe do kemi ne ditet ne vijim. Akomodimi ne hotel
DITE 2 Praga ( City Tour )07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 – 13:00 City Tour PragaCity Tour Praga – Qyteti ri dhe Qyteti i vjeter Vizita jone fillon me turin me autobuz dhe ecje me kembe, duke kaluar ne rruget kryesore te Prages ku do mund te shikojme ne menyre panoramike Shtepine Kercyese, Teatrin Kombetar dhe Keshtjellen e Prages Pasi guida do te na sqaroje ne autobus gjithe historine e qytetit, do te ecim drejt Ures Charles Ura eshte 516m e gjate dhe 10m e gjere duke qendruar ne 16 harqe. Ne kete ure ndodhen 30 statuja te stilit barok te ndertuar rreth viteve 1700. Me pas do te kalojme ne zonen e mbushur me dyqane dhe souvenire per te arritur ne qendren e qytetit. Aty do te vizitojme Oren e famshme Astronomike te qendres se qytetit Ora Astronomike u ndertua ne vitin 1410 nga Mikulas ne bashkepunim me Jan Ondrejuv. Mekanizmat qe ata kane ndertuar mbi 600 vjet me pare jane ende funksionale. 80 vjet me vone Hanus u perpoq ta rindertonte por keshilltaret e kishin verbuar ate keshtu qe ai nuk do te arrinte te ndertonte nje instrument me te madh se ai ne Orloj ne Prage. Ekziston dhe nje gjel qe kendon pasi Apostujt kane perfunduar bekimin e tyre.Prane saj ndodhet edhe Kisha Baroke e Shen Tynit. Gjate zhvillimit te turit do te kemi kohe te lire ne dispozicion per dreken, e cila eshte fakultative Ne mbremje mund te argetohemi ne lokalet me muzike Live ose ne nje nga diskot me te medha ( me 5 kate )te Europes qendrore: Karlovy Lazne Akomodimi hotel.
DITE 3 Prage – Karlovy Vary ( Opsion Extra Pagese )Opsion Extra Pagese – Karlovy Vary ( 45 Euro personi / minimum 20 Persona ). Pas mengjesit ne hotel ne drejtimin e guides sone nisja drejt Karlovy Varit Pas nje udhetimi rreth 2 ore i afrohemi Karlovy Varit . Atje mund te shijojme Ujrat Termale te cilat jane ne me shume se 12 burime, ku kryesori dhe me i madhi eshte ai i Vridlos. Gjate levizjes ne qytet do kemi mundesi te shikojme Pallatin ne te cilin zhvillohet Miss Cekia, kishen e qytetit, si edhe zona ne te cilat jane luajtur pjese nga filmat e famshem te James Bond Duke zbuluar periudhen mesjetare, do kemi mundesi te provojme Bekerovka ( pijes me fame ceke e cila eshte e bere me esenca te barerave kurative ) Kohe e lire per dreken e cila eshte fakultative Kthimi ne Prage. Akomodimi ne hotel.DITE 4 Praga – Ljubljane – TiranaMengjesi ne hotel Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit te Prages Fluturimi drejt Tiranes Kthimi ne Tirane Fundi i Sherbimit tone
Në cmim perfshihen:

Udhetimi me Avion Adria Airways: Tirane-Ljubljane-Prage-Ljubljane-Tirane
Akomodimi ne Duo Hotel me mengjes
Transfertat si ne Program
City Tour Praga
Guide Profesionale
Në cmim nuk përfshihen:

Drekat dhe Darkat
City tour Karlovy Vary
Hyrjet ne monumente dhe muzeume

Per cdo kerkese ose informacion mos hezitoni te na kontaktoni.
Fiori Travel & Tours
Rr: Mine Peza (perballe tavernes Tafaj)
Tirana-Albania
Mob +355695426258; +355672068200
Tel /Fax 04/4510579
e-mail fioritravel@hotmail.com
FB.Fioritravel Agjensia
Page. Fiori Travel & Tours
Web. www.fioritravel.al (http://www.fioritravel.al/)

Cel. : 0695426258