PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Burimeve Njerëzore



Balfin
12.12.2016, 12:03
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Mane TCI është pjesë e Balfin Group dhe është një nga kompanitë lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese në Shqipëri dhe rajon.

Pozicioni: Menaxher/e e Burimeve Njerëzore
Kompania: Mane TCI
Vendodhja: Tirane

Përmbledhja e Pozicionit:

Interpreton, ndjek dhe zbaton Procedurat & Politikat e miratuara të BNJ duke i dhënë punonjësit asistencën e nevojshme. Siguron që kompania funksionon ne respektim të plotë të Legjislacionit Shqiptar, Kodin e Punës si dhe ne Procedurat e miratuara të BNJ të Grupit (dhe kompanisë) duke ruajtur të shëndoshë marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.


Detyra dhe Përgjegjësi:



Drejton procedurat bazë të BNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
Drejton politikat e BNj duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore Balfin me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të BNJ.
Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
Ndjek procesin me plotesimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për cdo punonjës në kompani që të perdorë në pozicionin e tij të punës
Përgatit borderonë e punonjësve dhe listpagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mban marrëdhënjet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj.
Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë.
Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për kompaninë.
Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllimi përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë
Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit.


Kandidati duhet të përmbushë kritetet e mëposhtme:


Diplomë të arsimit të lartë, preferohet në Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale
Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në manaxhimin e BNJ.
Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme dhe ekzpozim në fushat e ekspertizës që kërkon pozicioni.
Njohuri të avancuara në legjislacionin për shqiptar të punësimit
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
Etikë në punë;



Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:




Me e-mail: hr@balfin.al
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

Rr."Papa Gjon Pali II,” ABA Business Center, Kati 11, Tiranë, Albania


Afati i mbyljes së aplikimeve është 16 Dhjetor 2016


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.