PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Promocionit dhe Imazhit



TKOBAP
07.12.2016, 12:40
Në zbatim të ” Urdhërit të Kryeministrit nr.140, datë 28.03.2014 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të TKOBAP” të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor , Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shpall konkurrimin për këte vend të lirë pune :

Specialist i Promocionit dhe Imazhit

Kandidati konkurent për pozicionin e punës Specialist i Promocionit dhe Imazhit pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme:

Ø Të këtë diplomen mastër Shkencor ose diploma ekuivalente me to në degën e marketing, gazetari komunikim.
Ø Të këtë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë bachelor mbi 8 dhe mbi 8.5 në ciklin e dytë të studimeve mastër shkencor.
Ø Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.
Ø Të zotërojnë më dëshmi së paku një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglisht).
Ø Të njohë programet bazë kompjuterike.
Ø Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
Ø Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup.
Ø Të ketë aftësinë të bejë hulumtime dhe të kryeje analiza të ndryshme të informacionit të marketingut, duke përfshirë tendencat e tregut, specifikimet e shfaqjes, të dhënat e promovimit të shfaqjeve apo teatrit etj.
Ø Të ketë aftësinë që të paraqesë ide novative në drejtim të aktiviteteve të departamentit.
Ø Të jetë pjese e zhvillimit të strategjive të reja të marketingut.
Ø Të punojë më ekipe kreative për të dalë me ide të spikatura mbi reklamat, dizajnin grafik, dhe materialet promovuese.
Ø Të ketë njohuri mbi identifikimin e kanaleve të duhura të medias ku mund te realizoje promovimin e TKOBAP.

Ø Të zbatojë udhëzimet e menaxherit të marketingut për të krijuar pune grupi të suksesshme në çdo fushatë.

Ø Ndjek deri në fund rezultatet e seciles strategji apo fushatë marketingu në menyrë që të raportoje në fund të çdo shfaqje.​

Ø Të jetë i aftë të ideojë promovimin në të gjitha rrjetet sociale të kalendarit artistik të Institucionit.


Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion pranë (sekretarisë së T.K.O.B.A.P.) :

Ø Kërkesë më shkrim për pozicionin e punës së shpallur
Ø Curriculum Vitae
Ø Diplomë dhe lista e notave e noterizuar
Ø Dëshmi penaliteti
Ø Raport mjeko –ligjor
Ø Reference punë të mëparshme
Ø Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj ( fotokopje e noterizuar)
Ø Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj
Ø Fotokopje të librezës së punës
Ø Dokument identifikimi ( kartë identiteti ose pashaportë)
Ø Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
Ø Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP( zyra e protokollit) në datë 12.12.2016 si edhe në adresën sekretaria@tkob.gov.al (sekretaria@tkob.gov.al). Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kerkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al (http://www.tkob.gov.al); www.duapune.com; (http://www.duapune.com;) www.app.gov.al (http://www.app.gov.al); www.njoftime.com; (http://www.njoftime.com) faqja zyrtare e facebook të TKOBAP.


Tel. : +3554 222 74 71

Cel. : +355672062392