PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist



TKOBAP
07.12.2016, 12:40
Në zbatim të ” Urdhërit të Kryeministrit nr.140, datë 28.03.2014 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të TKOBAP” të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor , Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shpall konkurrimin për këte vend të lirë pune :

Specialist
II . Specialist

Kandidati konkurent për pozicionin e punës Specialist pranë Drejtorisë së Produksionit Skenik duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme.

Ø Të ketë përfunduar studimet e larta në degën e Pikturës ( ciklin e plotë të studimeve bachelor + master ose diplomen ekuivalente me to).
Ø Të këtë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8
Ø Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet me specialitet Piktor
Ø Të njohë programet bazë kompjuterike për imazh dhe dizajn.
Ø Të njohë dhe të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
Ø Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe të jetë i aftë për të punuar në grup dhe nen presion.
Ø Të realizojë aplikimin në proçes të idese regjizoriale.
Ø Të njohë dhe të përdorë programe kompjuterike për prodhimin e imazhve dhe dizajnit.
Ø Të ketë aftësinë që të realizojë në telajo dhe në materiale të tjera idenë e dhënë nga regjizori i shfaqjes duke qëndruar korrekt në elementet e paraqitur nga Regjizori .
Ø Të zbatojë udhëzimet e Drejtorise së Produksionit për të krijuar pune grupi të suksesshme në çdo aktivitet.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion pranë (sekretarisë së T.K.O.B.A.P.)

Ø Kërkesë më shkrim për pozicionin e punës së shpallur
Ø Curriculum Vitae
Ø Diplome dhe lista e notave e noterizuar
Ø Dëshmi penaliteti
Ø Raport mjeko –ligjor
Ø Referencë pune të mëparshme
Ø Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj
Ø Fotokopje të librezës së punës
Ø Dokument identifikimi ( karte identiteti ose pashaporte)
Ø Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
Ø Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim të kandidatit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nepërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP ( zyra e protokollit) në datë 15.12.2016 si edhe në adresën sekretaria@tkob.gov.al (sekretaria@tkob.gov.al). Pas verifikimit të dokumentave të kërkuara, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kerkuara do të lajmërohen nepërmjet numrit të tyre të kontaktit nga Sekretaria e Institucionit, për intervistën me gojë.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të web-it të Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor www.tkob.gov.al (http://www.tkob.gov.al); www.app.gov.al (http://www.app.gov.al); www.duapune.com (http://www.duapune.com); www.njoftime.com; (http://www.njoftime.com;) faqja zyrtare e facebook të TKOBAP.

Tel. : +3554 222 74 71

Cel. : +355672062392