PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Tirana 3



Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit
01.12.2016, 08:18
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Tirana 3

Detyrat e përgjithshme
· Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
· Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit
· Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë
· Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
· Të analizojë në vend biznesin e klientit
· Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

Kualifikimi dhe eksperienca
· Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë ose/dhe Shkenca Ekzakte
· Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
· Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
· Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
· Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
· Eksperienca e punës drejtperdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 12/12/2016 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.


CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
Dokument identiteti.
Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
Raport Mjeko-Ligjor
Letër reference


Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen