PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune EKONOMIST/E



Universiteti Metropolitan Tirana
30.11.2016, 12:48
APLIKIM PËR INXHINIER EKONOMIST/E


Metrodesign SHPK shpall vend të lirë pune për Ekonomist/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:


Kontroll i detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara.
Analiza dhe raporti i llogarive kryesore kontabël.
Deklarimet mujore të taksave dhe tatimeve dhe pagesat e tyre.
Rakordimi me furnitorët, klientët dhe marëdhëniet me bankat.
Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjeçare.
Të jetë i/e aftë në mbajtjen e kontabilitetit për llogaritë e inventarit, klientëve, furnitorëve etj.
Të jetë i azhornuar vazhdimisht me ndryshimet në legjislacionin tatimor.

Kriteret e kandidatit:


Të jetë i diplomuar në ekonomi (preferohet dega Financë dhe Kontabilitet ).
Të ketë eksperiencë në këtë profil minimalisht 3 vjet.
Të jetë i/e komunikueshme dhe të punojë në grup.
Të dijë të përdorë programin Financa 5.
Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Eksperienca të ngjashme përbëjnë avantazh.
Njohje e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.


Dokumentet e kërkuara:


CV e detajuar e kandidatit.
Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e aplikuar.
Diplomë / listë notash.
Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën ebashalli@umt.edu.al deri më datë 10 dhjetor 2016.


Tel. : 0696070111

Cel. : 0693530570