PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente / Office Managere per Crimson Finance Fund Albania



CFFA
12.12.2016, 15:14
Crimson Finance Fund Albania (CFFA) Institucion Financiar Jo-Bankar që ofron produktet financiare te faktoringut dhe qirasë financiare (leasing) për ndërmarrjet (bizneset) mikro, të vogla dhe mesme (MSMEs) kërkon të punësojë Assistente/Office Managere.

Përshkrim i pozicionit

Assistente/Office Managere duhet të:

• Asistojë Drejtorin Ekzekutiv te CFFA (axhenda, takime, komunikime, dokumenta etj.)
• Kordinojë, sigurojë mbarëvatjen dhe operativitetin e zyrës
• Presë klientët dhe ti sqaroje rreth produkteve të CFFA apo cështejve te tjera
• Përpunonjë informacion ne sistemin e institucionit në lidhje me rekorde te klienteve apo tranzaksioneve te financiare
• Suportojë oficerët e kredisë ne pergatitjen e dokumentacionit te kredive
• Suportojë departamenit e finances me kryerjen e transferatve, mbajtjen e arkes apo kryerjen e regjistrimeve të nevojshme
• Mbajë kontakte me bankat si dhe me institucione të tjera të nevojshme në kryerjen e aktivitetit

Kualifikime

• Diplomë universitare relevante (ekonomi, financë, bankë etj)
• Eksperiencë ne poziocione te ngjashme minimumi një vit
• Njohuri të punës në sistemin bankar dhe financave
• Aftësi të shkëlqyera analitike, njohje dhe interpretim i pasqyrave financiare
• Aftësi të shkëlqyera ne komunikim
• Njohëse e shkëlqyer e gjuhës angleze
• Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur për të përmbushur detyrat
• Njohëse e shkëlqyer e MS Office (World, Excel, Outlook, PowerPoint etj.)



Për të aplikuar dërgoni një CV të detajuar në adresën e-mailit; hr@cffa.al deri në 15 Dhjetor 2016.

Për më tepër informacion mund te vizitoni web; www.cffa.al (http://www.cffa.al/) ose te kontaktoni ne numrin e telefonit +355 4 450 0385/6