PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Oficer Kredie per Crimson Finance Fund Albania



CFFA
12.12.2016, 15:15
Crimson Finance Fund Albania (CFFA) Institucion Financiar Jo-Bankar që ofron produktet financiare te faktoringut dhe qirasë financiare (leasing) për ndërmarrjet (bizneset) mikro, të vogla dhe mesme (MSMEs) kërkon të punësojë Oficer Kredie.

Përshkrim i pozicionit

Oficeri i kredisë duhet të:

• Sigurojë informacionin e duhur për klientët e mundshëm rreth produkteve të CFFA
• Vlerësojë dhe të asistojë aplikimet e klientëve
• Kryej vleresimin e klientëve
• Strukturojë kreditë sipas nevojave të klientevë
• Përgatisë dosjet e klientëve
• Ndjekë procedurat e nevojshme deri në miratimit e kredive
• Monitorojë dhe asistojë portofolin e kredive
• Monitorojë pagesat e kredive
• Mbledhë pagesat me vonesë
• Përgatisë raportet e nevojshme për menaxhimin

Kualifikime

• Diplomë universitare relevante (ekonomi, financë, bankë etj)
• Jo me pak se dy vite eksperiencë në institucione financiare dhe/ose banka, me eksperiencë në kreditim
• Njohuri të plotë të punës në sistemin bankar dhe financave, duke përfshirë njohjen e kreditimit të MSME, riskun e kredisë, rregulloret dhe politikat e nevojshme
• Aftësi të shkëlqyera analitike, duke përfshirë aftësi në MS Excel dhe pasqyrat financiare për përgatitjen e analizave financiare
• Aftësi të shkëlqyera ne komunikim
• Njohës i gjuhës angleze
• Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur për të përmbushur detyrat



Për të aplikuar dërgoni një CV të detajuar në adresën e-mailit; hr@cffa.al deri në 15 Dhjetor 2016.

Për më tepër informacion mund te vizitoni web; www.cffa.al (http://www.cffa.al/) ose te kontaktoni ne numrin e telefonit +355 4 450 0385/6