PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Brand Manager



FASHION GROUP
06.12.2016, 17:25
NJOFTIM PUNE
Profili I kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, I pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industrial minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Fashion Group është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve dhe ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash Perendimore për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Terranova, Geox, Golden Point,Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel .


Pozicioni: Brand Manager
Grada : Grada 13
Raporton : Chief Brand Officer
Vendndodhja: Administratë

Detyrat dhepërgjegjësite:
· BM zhvillon raporte javore, mujore dhe sezonale,kontrollon analizat financiare duke përfshirë të ardhurat nga shitjet dhe marzhin e fitimit
· Monitoron shitjet ditore , nxit dhe delegon proçese të cilat ndihmojnë në realizimin dhe tejkalimin e objektivave të përcaktuara
· BM përfshihet në proçesin e intervistimit dhe rekrutimit, është përgjegjës për trajnimin e stafit
· Monitoron dhe kontrollon perfomancën e punonjësve të dyqaneve
· Kujdeset që të implementohet nëpër dyqane koncepti dhe të gjitha rregullat e përcaktuara nga franchisor-i, kontrollon higjenen dhe mbajtjen e artikujve në dyqan
· Vendos dhe mban kontaktet me partnerët
· Merr pjese ne Show-Room-in e brandit për të përzgjedhur ose blere koleksionin e ri në fillim të çdo sezoni, pasi ka njohur mirë trended historike të shitjve. Duke respketuar buxhetin e përcaktuar nga kompania
· Përgjegjës për vlersimin dhe motivimin e punonjësve
· Merre pjesë në shitje në mënyrë që të kontaktoj klientët dhe të indetifikoj pritshmëritë e tyre
· Analizon tregun, konkurentet dhe sjelljen konsumatore për tu mbeshtetur në vendosjen e çmimeve për artikujt e rinj por edhe për ata ekzistues
· Monitoron stokun dhe inicion inventare për dyqanet , në mënyrë që të kontrolloj gjendjen fizike të artikujve
· Kontrollon Credit Note dhe Debit Note në mënyrë që mos të ketë diferenca të pritshme nga partnerët ose Kompania brënda afateve të përcaktuara nga këta të fundit
Kualifikimet dhe aftësitë:
· Të ketë përfunduar studimet e larta/Fakulteti Ekonomik
· Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune, nga të cilat 3 vite preferohen në sektorin e retail-it (përbën avantazh kandidatët që kanë eksperience në blerje)
· Të ketë eksperience në manaxhimin e njerëzve dhe të klientëve
· Të ketë njohuri në manaxhimin e proçeseve në retail
· Të ketë komunikim, aftësi organizative dhe ndërpersonale
· Të jetë person dinamik , I përgjegjshëm, fleksibel, me integritet dhe të ketë etikë biznesi
· Të ketë frymën e bashkëpunimit në grup, të ketë aftësinë per të motivuar dhe për të ndërtuar një mardhënie të sukseshme me stafin dhe kolegët
· Të ketë njohuri shume të mira të gjuhës Angleze në të shkruar dhe në të folur (përbën avantazh nëse ka njohuri të mira edhe të gjuhës Italiane)
· Të ketë njohuri shume të mira të programeve baze kompjuterike ( Word, Excel Advance, PPT)


Mënyra e aplikimit:
CV-të duhet të dorëzohen (ose dërgohen)deri në datën 15 Dhjetor 2016 në adresën hr@fashiongroup.al (hr@fashiongroup.al)
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.