PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Magazinier



Albanian HR Solutions
06.01.2017, 09:44
"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:


Magazinier



Detyrat kryesore:

• Mban përgjegjësi mbi mallin e magazinuar në magazinën përkatëse.
• Është përgjegjës për ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Financës në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues (fatura, fletë dalje, etj )
• Mban dhe organizon ndarjen e produkteve sipas datave të skadencës si dhe informon Drejtorin e Logjistikës për cdo sasi malli për të cilin po afron data e skadencës.
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave, përgatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale. Është përgjegjës për përfundimin në kohë të produkteve që shiten si paketime promocionale dhe organizon punonjësit e magazinës për mbarimin ne kohë të këtij procesi.
• Bashkëpunon cdo ditë me operatoren e finances në magazinën përkatëse për të kontrolluar përputhshmërinë ë të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave
• Sigurohet që kodifikimi dhe vendosja e produkteve në Magazinë të bëhen në mënyren e duhur në mënyrë që identifikimi dhe kontrolli i produkteve të jetë sa më i lehtë.
• Mban një listë me gjithë barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
• Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike të produkteve.

Kualifikimet dhe kerkesat:

• Të ketë kryer arsimin e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
• Të ketë minimumi 3 vite eksperience si magazinier në kompani distribucioni.
• Të ketë njohuritë bazë të programeve kompjuterike.
• Të ketë aftësi të mira në njohjen e barkodeve dhe punës me to.
• Të ketë aftësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.



Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 15.01.2017 në adresën elektronike: alb@ahrs.al


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.Me ne më të sukseshëm!