PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Agjent Imobiliar



Shitje-Blerje.
20.11.2016, 17:50
Titulli : Agjent Imobiliar

Qëllimi i Pozicionit: Të ndërmjetësoj në transaksione për pronat e patundshme si dhe të ofrojë këshillim, negocim dhe finalizim të kontratave të qerasë, shitj- blerjes për palën e interesuar.

Përshkrimi i punës:


Të njohë shumë mirë situatën e ndërtimeve të reja në shitje në Tiranë.
Të freskojë dijet mbi çmimet dhe luhatjen e tyre në çdo zonë.
Të njohë shumë mirë dokumentacionin ligjor të pronave të patundshme.
Të njohë dokumentacionin dhe kërkesat ligjore për çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
Të promovojë shitjen e pronave përmes reklamave, pronave të hapura dhe pjesëmarrjen në veprimtari sipas nevojës dhe produktit që ofron.
Të kryejë inspektimin e pronave, të shoqërojë blerësit gjatë vizitave në prona duke i këshilluar ata për përshtatshmërinë dhe vlerën e pronës që janë duke vizituar.
Të negociojë me përfitueshmëri çmimin e shitblerjes së pronës.
Të realizojë mbylljen e kontratave, të mbikqyrë nënshkrimin e dokumentave dhe disbursimin e fondeve.



Të gjejë në të gjitha burimet e mundshme okazione pronash me çmim të favorshëm për blerje e shitje.

Kriteret që duhet të plotësohen:

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Menaxhimit të Biznesit ose Marketingut. Gjithashtu të mirëpritura janë deget e inxhinierive, shkencave të natyrë dhe ekonomikut.

Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 1 vjet në pozicione të njejta.

Aftësitë teknike:


Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen/tendencat e klientëve dhe tregut.
Njohuri në fushën e pronave dhe legjislacionit të tyre.
Experience të suskesshme në sektorin e real estateve.

Aftësi të tjera:


Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
Të jetë person energjik, ambicioz dhe menaxhues i mirë i kohës.
Te njohë shkëlqyer Pc dhe navigimin në internet.


Te interesuarit te dergojne e-mail ne adresen d_myftari@hotmail.com