PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist marketingu



HR Abissnet sh.a.
17.11.2016, 11:27
Titulli : Specialist marketing

Qëllimi i Pozicionit: Harton, përpilon dhe zbaton programet e marketingut, promocionit dhe shitjeve.

Përshkrimi i punës:


Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve e shërbimeve të saj në treg.
Mirëmban dhe zhillon rrjetet sociale të kompanisë si fb, twitter, linked-in etj. si dhe marrëdhëniet me te gjitha mediat dhe mediat sociale me qëllim marketimin e mundshëm tek ato si dhe monitorimin e konkurrencës.
Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje të planifikuar të shitjeve.
Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.

Kriteret që duhet të plotësohen:

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit.

Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta.

Aftësitë teknike:


Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen/tendencat e klientëve dhe tregut.
Njohuri në zhvillimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale.

Aftësi të tjera:


Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.Abissnet është kompania që nxit dhe ndihmon zhvillimin e karrierave!
Të interesuarit të aplikojnë në adresën: b.njerezore@abissnet.al

Tel: 044310656



Tel. : 044310656