PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Sherbim Klienti



BroTechBrands
16.01.2017, 15:05
LED Shop, pjesë e kompanisë Brotech Brands, është një kompani e cila ofron që prej vitit 2012 në tregun shqiptar brandet më cilësore të teknologjisë inovative të ndriçimit LED. Brandet tona përfshijnë një gamë të gjerë produktesh LED si: spote, prozhektorë, shirita LED, llamba për zyra dhe shtëpi, ndriçuesa LED për karburante, ndriçuesa LED rrugor dhe industrial, ndriçuesa për lulishte, komanduesa të cilët mundësojnë ndryshimin e ngjyrës së ambientit sipas dëshirës, si edhe ekrane full color dhe reklama elektronike LED.

Led Shop ka shpalllur vakant pozicionin Shërbim Klienti, pjesë e Departamentit të Shitjeve dhe Marketingut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Mirëpret klientët dhe dëgjon me vëmendje kërkesat e tyre;
Përgjigjet në kohë dhe në mënyrë profesionale të gjitha telefonatave dhe e-maileve të ardhura;
Prezanton në mënyrë profesionale të gjithë gamën e produkteve apo shërbimeve që ofron kompania
Përgatit faturat për klientët, kuponin tatimor nga kasa fiskale,kryen mbylljen e përditshme të arkës dhe bën dorëzimin e arketimeve te Menaxheri i departamentit;
Koordinon punën me sektorët e tjerë.

Edukimi
Diplomë Bachelor, preferohet nga fusha e Administrim Biznesi, Marketingut, Financës, Komunikimit.

Aftësi të tjera
Aftësi shumë të mira komunikuese;
Sjellje proaktive në ambjentin e punës;
Aftësi shumë të mira në organizimin , planifikimin dhe koordinimin e punës;
Qëndrim pozitiv ndaj situatave të ndryshme;
Sjellje tolerante ndaj risive dhe ndryshimit;
Dëshirë për të punuar në grup;
Dëshirë për të mësuar, për të marrë iniciativa të reja dhe kreativ

Jeni të lutur të dërgoni CV tek adresa email: hr@brotechbrands.com brenda datës: 15/01/2017.