PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Churn-it



ABCom HR
01.11.2016, 12:54
E ardhmja është ABCom
ABCom është kompania nr. 1 në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri si edhe e vetmja që ka futur për herë të parë në tregun shqiptar shërbimin 3N1. E themeluar në prill të vitit 1998 ABCom ka ndërtuar një eksperiencë të madhe në ofrimin e shërbimeve: Internet, Televizion Kabllor Dixhital, Telefoni Fikse, etj.
ABCom është provideri i parë në Shqipëri që ka implementuar teknologjinë dixhitale dhe është novator dhe lider në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dixhitale kabllore bazuar në teknologjinë më të fundit të fibrës Optike.
ABCom ka si mision maksimalizimin e jetës së konsumatorit duke zhvilluar zgjedhjet telekomunikuese më inovative, duke qenë lider i teknologjisë dhe urë lidhëse me të ardhmen.
Në kuadër të zgjerimit të prezencës së saj në Shqipëri, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Specialist i Churn-it”.

Përgjegjësitë:


Ndjek klientet qe iu perfundon abonimi apo kontrata
Njeh proceset e shitjeve dhe trajton/kontakton klientet churn sipas ofertave te percaktuara per kete kategori. Monitoron ecurin dhe riabonimin e klienteve churn.
Mundeson krijimin e nje klime positive me klientet churn qe kontakton duke i sqaruar/bindur ata rreth avantazheve te sherbimeve tona.
Sqaron klientet churn rreth sherbimeve te reja dhe perfitimeve te tyre per ti bindur ata te riabonohen.
Negocion me klientet churn rreth mundesive te riabonimit te tyre sipas nje skeduli te percaktuar.
Zgjidh problematikat klienteve churn ne bashkepunim me sektoret e tjere per te siguruar kthimin e tyre ne kliente aktiv.
Raporton ne baze ditor tek Teamleader, Kordinatori Rajonal i shitjeve dhe Kordinatori Kombetar shitjeve.


Profili:
-Diplomë universitare e preferuar në Shkenca Komunikimi
- Aftësi të shkëlyera komunikimi
- Aftësi produktive brenda limiteve kohore
-Aftësi organizative dhe pune në grup
-Sens i lartë përgjegjshmërie

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al


Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.